Akti Kosovar i Psikoterapisë

Akti i Psikoterapisë përfshin të gjitha veprimet profesionale, d.m.th. metodat autonome, ndërdisiplinare, të bazuara në marrëdhënie dhe të dhëna të informuara psikoterapeutike, për trajtimin e çrregullimeve dhe vështirësive psikologjike, psiko-sociale dhe psiko-somatike. Një marrëdhënie besimi, empatie dhe konfidencialiteti midis Psikoterapistit dhe klientit është thelbësore për praktikën klinike efektive. Akti i Psikoterapisë mbështetet nga kodet etike kombëtare dhe ndërkombëtare që respektojnë dinjitetin, autonominë dhe pjesët unike te të gjitha qenieve njerëzore. Psikoterapia është një profesion i pavarur nga psikologjia, psikiatria dhe këshillimi. Psikoterapeut bëhesh pas përfundimit të shkallës së par të studimeve dhe gjithsesi vetëm atëherë kur keni përfunduar trajnimin profesional, specializimin, orët teorik dhe klinik të cilat përfshin metodologjinë e kërkimit dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional në psikoterapi. Gama e modaliteteve psikoterapeutike është e gjerë, dhe profesioni po zhvillon vazhdimisht qasje të reja në teori dhe praktikë klinike.

Data e miratimit zyrtar nga Bordi Drejtues i KAP: 30 Janar, 202018

Enver Çesko 
Presidenti i KAP-it