Certifikata Kosovare e Psikoterapisë

Përkufizimi i CKP

Certifikata   Kosovare   e   Psikoterapisë (CKP) është   një certifikatë   që   njeh   kualifikimin profesional  në  psikoterapi,  në Kosovë.  Ajo  është  permanente/për  gjithë jetën. Personi  që aplikon  për  këtë certifikatë  duhet  të  regjistrohet  si  anëtari Shoqatës  së Psikoterapeutive të Kosovës (SHKP) dhe    njeh    Kodin    Etik    sipas Shoqatës    Europiane    të Psikoterapisë (EAP)(www.europsyche.org).

Procedura e Certifikimit

CKP mund të lëshohet përmes dy procedurave:

1. Procedurë e drejtpërdrejtë e certifikimit.

a). Personi  duhet  të ketë kryer  3  vjet  studime  në shkenca  sociale  ose  mjekësore,  ose eksperiencë arsimore   e profesionale   ekuivalente   dhe   ka përfunduar   trajnimin   në psikoterapi.  Ky trajnim  duhet  të përfshijë të gjithë elementët  e  më poshtëm, në një total prej 1400 orësh dhe të shtrira në një minimum prej 4 vjetësh:

  1. ivetë-eksperiencë/terapi personale nënjëminimum prej 250 orësh,
  2. teori dhe metodologji të një modaliteti psikoterapie të bazuar shkencërisht, nga 500-800 orë,
  3. punë klinike me klientë, nën supervizim professional në një minimum prej 300 orësh, dhe
  4. supervizim professional personal në një minimum prej 150 orësh.

b). Personi  duhet  të ketë kryer  një minimum  prej  5  vjetësh  studime të psikoterapisë (të cilat përfshijnë trajnimin), të organizuara nga universitete dhe që përfshijnë të katërt elementet sipërpërmendur, në të paktën të njëjtën sasi orësh.

2. Procedurë speciale e certifikimit (‘Grandparenting’)

Procesi i njohjes  së praktikuesve,  trajnimi të cilëve në psikoterapi  nuk i plotëson  të gjitha kriteret  për  përftimin  e CKP-së,  por të cilët  kanë fituar  ekspertizë përmes  praktikës  sëgjerë dhe trajnimit  të konsiderueshëm  në psikoterapi,  njihet  si  ‘procedurë speciale  e certifikimit’.

Ajo bazohet në parimet e më poshtme:

a. Ruhen standardet e larta të CKP-së

b. Praktikuesi ka nivel shprehish të njëjtë ose më të lartë në psikoterapi, të formuara për mes të katër  elementëve  të lart përmendur  të trajnimit  në psikoterapi  (teori,  terapi personale, praktikë klinike  dhe  supervizim  profesional), krahasuar  me  atë të një praktikuesi  të trajnuar me standardet e CKP-së.

c. Praktikuesi ka ekspertizë në një modalitet të psikoterapisë, i cili njihet nga EAP.

d. Praktikuesi ka  punuar  në praktikë profesionale  të pavarur  për  një periudhë kohe  të përshtatshme  për  të justifikuar ‘procedurën speciale’. Kohëzgjatja  e  përshtatshme  e  kësaj praktike vlerësohet në çdo aplikim individual dhe zakonisht nuk duhet të jetë më pak se 10vjet. Përjashtimet janë të mundura.

e. Praktikuesit  të cilët  janë në trajnim,  apo  e  kanë përfunduar  së fundmi,  nuk  do  të konsiderohen për procedurë speciale, por trajnimi i tyre mund t’iu njihet në retrospektivë, përmes procedurës sëdrejtpërdrejtë të CKP-së.

3. CKP nderi (mirënjohje)

SHPK mund të lëshojë CKP nderi (mirënjohje) për  profesionistët  të cilët  kanë dhënë një kontribut  të veçantë për fushën e psikoterapisë në Kosovë. Procedura për lëshimin e certifikatës së nderit mund të iniciohet nga anëtarët e SHPK-së ose nga publiku,  duke i propozuar Bordit  Ekzekutiv  të SHPK-së lëshimin  e  kësaj certifikate  për  një profesionist të caktuar. Bordi Ekzekutiv e diskuton propozimin dhe merr vendimin për lëshimin e CKP-së së nderit.

Modalitetet e psikoterapisë

Shoqatës se   Psikoterapeutëve të Kosovës njeh  të gjitha modalitetet  e  psikoterapisë,  të cilat janë të përfaqësuara  në Shoqatën  Evropiane  të Psikoterapisë përmes  Shoqatave  Evropiane  Akredituese për  modalitetet  përkatëse  (EWAO),  si  dhe  ato  modalitete  që janë të validuara  shkencërisht  nga Shoqata Evropiane e Psikoterapisë.

Përkufizimi i terapisë multimodale

CKP  mund  t’i lëshohet   psikoterapistëve   të cilët   praktikojnë modalitetin   multimodal   të psikoterapisë duke  integruar  një sërë modalitetesh  të njohura  psikoterapeutike  në praktikën  e tyre. Në këtë rast, praktikuesi  duhet  të plotësojë të gjitha  1400  orët  e  kërkesave  të trajnimit  të listuara  më lart  dhe  trajnimi  duhet  të përmbajë të gjithë elementët  e  lartpërmendur.

Brenda kërkesës minimale të1400 orëve të CKP, të paktën 1/3 e trajnimit duhet të jetë në një modalitet të vetëm  shkencërisht  të vlefshëm,  me  supervizim,  terapi  personale  dhe  praktikë në këtë modalitet. Niveli i trajnimit i fituar në të paktën një modalitet, duhet të arrijë nivelin e avancuar. Aplikuesit do t’i kërkohet  të përshkruajë parime te  integrimit  të modaliteteve  të ndryshme  në praktikën e vet.

Procedura e aplikimit

Kjo  procedurë realizohet  nga  Komisioni  për CKP, i ngritur  pranë Shoqatës se Psikoterapeutëve të Kosovës.  Dokumentet  e  aplikimit  dorëzohen  në origjinal  dhe  në dy  kopje,  pranë Komisionit për CKP për  vlerësim  dhe  shqyrtohen  brenda  një periudhë dy  mujorë nga  data  e  dorëzimit  të dokumentave.  Në rastin  e  një vlerësimi  pozitiv,  aplikuesit i lëshohet Certifikata  Kosovare  e Psikoterapisë dhe ai/ajo përfshihet në Regjistrin Kombëtar të Psikoterapistëve, i cili mbahet nga SHPK-ja dhe bëhet publik në faqen e internetit të SHPK-së.

Regjistrimi i mbajtësve të CKP-së

Individët,  të cilëve  iu  lëshohet CKP,  fitojnë automatikisht  të drejtën  për  t’u  regjistruar  në Regjistrin Kombëtar të Psikoterapeutëve (RKP). RKP njeh praktikën profesionale në psikoterapi. SHPK është përgjegjëse  për  regjistrimin  e  detajeve  të praktikuesve  të cilët  mbajnë CKP  dhe që kanë të drejtën të jenë në RKP. SHPK e publikon RKP-në elektronikisht dhe bën të qasshme publikisht detajet e të regjistruarve.

Të gjithë praktikuesve  të regjistruar  ju  kërkohet  të jenë anëtarë të SHPK-së (apo  të organizatave anëtare  të SHPK-së),  për  sigurimin  e  cilësisë të Edukimit  Profesional  në Vazhdim  (EPV)  dhe  të praktikës etike. Detajet e EPV janë përgjegjësi e SHPK-së dhe janë në përputhje me kriteret e EAP për EPV. Tarifa vjetore e anëtarësimit në SHPK-së është 20,00 euro.

SHPK ka një procedurë për heqjen e emrave të praktikuesve nga RKP, për arsye shëndetësore apo  etike, për  mosplotësimin  e kritereve  të EPV,  si dhe  për  mospagimin  e  tarifës  vjetore  të anëtarësimit.

Dokumentat e nevojshme për aplikim

1. Dokumentat  e  nevojshme  për  aplikimin  për  të marrë CKP janë (në origjinal  dhe  në dykopje):

  • Formulari i plotësuar i CV (gjendet në faqen e internetit të SHPK-së)
  • Formulari i plotësuar i regjistrimit (gjendet ne faqen e internetit të SHPK-së)
  • Dy rekomandime, njëri  nga  një institucion  trajnues/trajner  për  psikoterapi që njeh zhvillimin  akademik  në psikoterapi  të aplikuesit dhe  njëri  nga një psikoterapist,   që njeh praktikën profesionale të aplikuesit
  • Letër motivimi
  • Dokumentet që vërtetojnë përmbushjen e kritereve për CKP:
    • Vërtetim nga psikoterapeuti personal
    • Vërtetim nga trajnerët në psikoterapi
    • Vërtetim nga supervizori profesional për orë të supervizimit profesional
    • Vërtetim  nga  supervizori  professional  për  orët  e  praktikës  nën  supervizim profesional
    • Kopje të noterizuara të diplomave relevante.

2. Për mbajtësit e Certifikatës Europiane të Psikoterapisë, dokumentat e nevojshme për aplikimin për të marrë CKP janë (në origjinal dhe në dy kopje):

  • Formulari i plotësuari CV (gjendet në faqen e internetit të SHPK-së)
  • Formulari i plotësuar i regjistrimit (gjendet ne faqen e internetit të SHPK-së)
  • Kopje të noterizuar të Certifikatës Europiane të Psikoterapisë
  • Letër motivimi

Tarifa e aplikimit është 20,00 euro.